Varianti Delta prezent në Shqipëri, Brataj tregon simptomat: Dhimbje fyti, koke dhe rrufë, sëmundja zgjat 3-4 ditë.
Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj foli për variantin Delta, i cili ditën e sotme u konfirmua se është prezent në Shqipëri.
Brataj tha se simptomat e këtij varianti janë: dhimbje koke, dhimbje fyti dhe rrufë, por sipas tij këto shenja shpesh herë ngatërrohen me ftohjen, duke u neglizhuar nga qytetarët.
Më tej ai shtoi se vaksina nuk të siguron 100% se nuk do të prekesh nga virusi.
“Vaksina nuk ka arritur ti mbrojë pasi duhen 14 pas marrjes së dozës të prodhojë antitrupa. Raste janë marrë në raste dasmash dhe vdekje, si dhe disa raste të tjera familjare.
Varianti delta nuk është marrë vetëm nga kontaktet me personat e ardhur nga jashtë, por edhe nga shqiptarë që kanë shkuar jashtë.
Simptomat janë më tipike si dhimbja e fytit dhe kokës, por sidomos sekrecionet dhe rrufa që ngatërrohet shpesh me ftohjen, por nuk është vënë re humbja e shijes dhe nuhatjes, zgjatja e sëmundjes kalon në 3-4 ditë në forma të lehta.
Situata në këto momente është e qëndrueshme, masat nuk u prekën nga Komiteti, por duhet treguar më shumë kujdes. Asnjë vaksinë nuk të siguron 100% se nuk do të prekesh nga virusi, por fakti se do të shfaqë ose jo sëmundjen është diçka tjetër”, u shpreh Brataj në Report Tv.