Nëna e vajzës 10 vjeçare e cila është abuzuar për dy vite me rradhë nga një 57 vjeçar ka dhënë dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Nëna e vajzës është shprehur se ajo është abuzuar që në klasë të tetë në kohën kur prindërit kanë qënë në punë. Më tej ajo ka zbuluar se vajza nuk i ka treguar asgjë pasi kishte frikë duke qënë se i moshuari e kishte kërcënuar.
“Unë nuk kam qenë asnjëherë në dijeni për abuzimin. Gjithçka ka ndodhur kur ne ishim në punë dhe kur vajza kthehej nga shkolla. Ajeti vinte çdo ditë i dehur në shtëpi por unë se mendoja të arrinte deri këtu. Nuk kam kuptuar asgjë nga sjellja e vajzës, pasi ajo ka qenë gjithmonë një fëmijë i ndrojtur.U tmerrova kur mësova sot gjithçka dhe doja ta vrisja me duart e mia por më pas shkova dhe e denoncova në polici. Vajza u mor në pyetje dhe tregoi gjithçka por gjendja e saj është e rënduar dhe ka nevojë për mbështetje psikologjike. I bëj apel shtetit të bëj drejtësi dhe kërkoj mbrojtje bashkë me familjen time”-shprehet nëna e vajzës, Ilda Duraj.
Ndërsa vetë vajza është shprehur se ai e kërcënonte me sqepar nëse tregonte se çfarë kishte ndodhur, ndaj kishte qëndruar e heshtur për dy vite.
57-vjecari Ajet Dume,tashmë i arrestuar nga policia për ngjarjen e rëndë,jetonte i vetëm në banesë. 11-vjet më parë ai ishte njohur me babain e vajzës që asokohe nuk kishte lindur ende dhe pasi ky i fundit i kishte treguar se jetonte me gruan jashtë,ai u kishte dhënë me qera dy prej dhomave të shtëpisë së tij. Ajet Dume dhe çifti Duraj jetonin prej 11-vjetësh në të njëjtën shtëpi me abuzuesin, i cili kishte mbajtur për vete një dhomë, ku edhe ka ndodhur ngjarja. Asokoheshe kur çifti Duraj u shpërngul në banesën e Ajetit, nuk kishte asnjë fëmijë dhe 3 vite më vonë lindi edhe vajza A.D e vite më pas vajza e vogël 5-vjeçe.