17 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vajza 25-vjeçare: Shefi më ngacmoi seksualisht

by News Albania
01/09/2020
in Kronikë
0
56
VIEWS
Share on Facebook

Një 50-vjeçar me inicialet K. D u pyet nga policia për dyshimet se ai kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të moshës 25 vjeç, fillimisht duke i hedhur komplimente të tepruara e më pas duke e ftuar herë pas here për drekë në Durrës.

Rasti u regjistrua nga Komisariati numër 1 në Tiranë, sipas denoncimit të vajzës me inicialet J. M. E reja rezulton të ketë lindur në Gjermani dhe është shkolluar atje si inxhiniere elektronike. Ajo sipas burimit të gazetës Si u kthye në kryeqytet përkohësisht dhe ndërkohë aplikoi për një vend pune në një studio.

“Ramë dakord për rrogën, pasi u intervistova për shkollën që kisha përfunduar dhe për punën që do kryeja dhe u paraqita në detyrë. Ditën e parë punova deri në orën 17.00 dhe u largova.

Ditën e dytë mbaj mend që kisha veshur një fund të kuq dhe K. D më drejtoi një koment, ‘ky fund do jetë problem, e kuqja tërbon edhe demin, jo më e di vetë ti’”. 25-vjeçarja shton se nuk ishte përgjigjur dhe gjatë ditës K. D dhe e punësuara kishin udhëtuar drejt Durrësit për një takim pune me një administrator të një firme.

“Shefi më ftoi në drekë në përfundim të takimit dhe gjatë drekës më pyeti për familjen, sa fëmijë ishim dhe nëse kisha qenë ndonjëherë e dashuruar”.

Sipas pretendimit të punonjëses, gjatë drekës shefi e kishte prekur dy herë në krah, por siç i shpjegon në polici “kujtova se kërkonte të më tërhiqte vëmendjen”. Kallëzuesja i tregon policisë se në përfundim të drekës ishin kthyer në zyrë ku ajo ka punuar deri në orën 19.00.

“Shtetasi K.D më pyeti në ditët në vazhdim nëse isha e mundur të udhëtoja drejt Sarandës që të isha e pranishme në një takim”, citojnë pjesë nga kallëzimi burime të gazetës Si.

“Iu përgjigja që është larg dhe atë ditë duke qenë se sërish kishte kaluar orari zyrtar K.D u përpoq të ishte sa më i sjellshëm dhe kërkoi të më shoqëronte me makinë në shtëpi”. E reja tregon në polici që përkujdesjet e K. D dhe mirësjellja e punëdhënësit ka vazhduar edhe pse e punësuara ishte përpjekur disa herë të vendoste kufij.

“Në një nga këto ditë me preku dorën dhe buzëqesha ftohtë. Shtyva karrigen dhe i thashë që duhet të flasim. Në mbrëmje më mori në telefon dhe më çoi sms përtej orarit zyrtar ku më komplimentoi”.

Siç bëjnë me dije burime të gazetës Si, 25-vjeçarja pretendon se durimi i saj ka sosur kur në një nga ditët pas komplimenteve të tepruara për veshjen, bosi e paralajmëroi “nuk duhet të jesh kaq e ftohtë, duhet të buzëqeshësh”. Kallëzuesja thotë “i fola drejtpërdrejt, i thashë nuk më pëlqejnë prekjet dhe as komplimentet në punë. Bosi u përgjigj: mirë në rregull.

Por brenda të njëjtës ditë, 50-vjeçari është ngritur nga karrigia, i ka përkëdhelur kokën. Tentova të largohem, por ai më preku fundin dhe më përkëdheli”. E reja shton se pronari kur e ka parë të acaruar ka pohuar “më fal, ky është një gabim që nuk do përsëritet më”.

Sidoqoftë 25-vjeçarja pasi ka dalë nga zyra është drejtuar menjëherë në polici duke theksuar se ishte ngacmuar seksualisht, por 50-vjeçari pasi u thirr në komisariatin numër një deklaroi: do t’i jap shpjegimet një ditë tjetër.

'Më ftoi për drekë dhe më preku...'/
'Më ftoi për drekë dhe më preku...'/
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania