USAID/ Albania : “Vizituam Roskovecin bashkë me Ambasadoren e 🇺🇸 SHBA, Yuri Kim, për të parë nga afër impaktin pozitiv që projekti “Mbështetja dhe Avancimi i Reformave të Qeverisjes Vendore” (STAR3) ka në fuqizimin e qeverisjes vendore dhe angazhimit qytetar.
Në partneritet me USAID/Albania, European Union in Albania, Embassy of Switzerland in Albania, qeverinë e #Shqipërisë, si dhe Embassy of Sweden in Tirana, projekti po ndihmon në forcimin e qeverisjes vendore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Gjatë vizitës Ambasadorja Yuri Kim dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Monica Merino, bashkëbiseduan me qytetarët mbi pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje.
Bashkia #Roskovec është një nga 61 bashkitë që mbështetet nga projekti #STAR3 që synon përmirësimin e qeverisjes vendore.






