Rivaliteti mes nuses e vjehrrës nuk ka as moshë, fe dhe as kombësi.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kaliforni të SHBA-ve, teksa një grua ka ndërprerë dasmën e djalit të saj, pasi nuk binte dakord me betimet e nuses.
Ishte motra e nuses, Sarah Ragsdale, e cila postoi në Tik Tok momentin e pabesueshëm që ndodhi gjatë martesës.
“Dasma e motrës sime disa vite më parë. Vjehrra e saj e ka urryer gjithmonë. Ajo është nga ato vjehrra që ndihet sikur motra ime po ia merr djalin e saj”, shkroi ajo në një nga videot e postuara.