Njoftim për veprimtarinë tradicionale të fundvitit të ndarjes se çmimeve vjetore të UGSH-së
UNIONI I GAZETAREVE SHQIPTARE SHPALL KONKURSIN “VANGJUSH GAMBETA” 2021
Tiranë më 25 shtator 2021
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI shpall konkursin për dhënien e çmimeve “Vangjush Gambeta 2021”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar dhe mediat on line përkatësisht atë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe një çmim për raportimin më të mirë ekonomik të realizuar në median televizive të Shqipërisë.
Gjatë kësaj veprimtarie të rëndësishme të fundvitit, do të ndahen edhe:
- Dy çmime “Karriera”
-Një çmim “Raportimi më i mirë i vitit”
-Një çmim “Gazetari i vitit”
Kopjet e materialeve për konkursin “Vangjush Gambeta”, duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit shqiptar të Medias), ose në adresën: unioniigazetareve@gmail.com
Veprimtaria e ndarjes së çmimeve vjetore të UGSH do të zhvillohet në muajin Nëntor 2021, në Prishtinë.
Janë të ftuar të gjithë gazetarët të marrin pjesë.
Ju lutemi lajmëroni të gjithë kolegët tuaj të marrin pjesë !
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare