Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Qarku Fier zhvilloi Edicionin e dytë të ndarjes sé çmimeve “Aristidh Kola”
Fier, 16.09.2021
Unioni i Gazetarëve Qarku Fier në bashkëpunim me Qendren Aleanca Sociale dhe media Newsalbania.al organizuan ditën e enjte në mjediset e Teatrit “Bylis” të qytetit edicionin e dytë të ndarjes së çmimeve “Aristidh Kola”. Juria e përfaqësuar nga gazetarë dhe emra të njohur të jetës publike, vlerësoi me çmime emra të njohur në studimet në fushën e historisë, gazetarisë dhe publicistikës.
Në aktivitet merrnin pjesë gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të komuniteteve fetare si dhe drejtues të pushtetit vendor të disa bashkive në këtë qark. Juria vlerësoi për kontributin në fushën e historisë, studiuesin Ilirjan Gjika, për publicistikën, publicistin dhe shkrimtarin Fran Ukcamaj.
Juria e përbërë nga gazetarët e njohur Besim Dybeli, Frok Çupi dhe Yllka Beci vlerësoi me çmimin “Aristidh Kola” në gazetari, gazetaret Afrovita Hysaj nga Vlora dhe Juli Xhokaxhi gazetare në ABC News Tiranë.
Gjatë veprimtarisë të pranishmit vlerësuan dhe inkurajuan organizatorët për nismën dhe nderimin e personalitetit arvanitas, duke e shndërruar atë si simbol të inkurajimit të kurajos dhe pjekurisë profesionale në shtresat e inteligjencies vendore.
Zyra për Informim
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Qarku Fier