Lamtumirë gazetari veteran Milto Baka !
Tiranë më 3 Mars 2023
Ndahet nga jeta, në moshën 77 vjeçare gazetari i njohur Milto Baka. Për shumë vite Baka punoi si redaktor dhe drejtor Informacioni në TVSH dhe më pas, për shumë kohë, në kompaninë mediatike ” Koha jonë”, Revistën Klan dhe redaksinë e TV Klan. Një përvojë të gjatë ndau në sektorë të promocionit dhe marketingut mediatik në Tiranë.
Në karrierën e gazetarit Baka përfshihen reportazhe, artikuj, telereportazhe dhe dokumentarë si dhe bashkëpunime të ndryshme me shtypin e shkruar dhe atë periodik kombëtar shqiptar.
Ndarja nga jeta e kolegut tonë veteran Milto Baka, është një dhimbje e thellë për miqtë dhe kolegët me të cilët ndau gjithë jetën profesionale dhe dëshmoi cilësitë dhe vlerat vetiake njerëzore.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i përcjell familjes Baka ngushëllimet më të ndiera!
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë
Në foto: Gazetari Milto Baka në zyrën e dikurshme të punës si drejtues redaksie.