UGSH i shqetesuar nga situata ne mjediset e TV Ora dhe klima e punes se gazetareve te ketij televizioni
Gazetare te redaksive te Ora TV kane qendruar sot ne studiot e televizionit, gjate transmetimeve me simbolin e shenjes se gojekyçjes. Ka qene kjo forma e demonstrimit te qendrimit refuzues dhe protestes ndaj prezences se trupave policore te armatosura, ne mjediset e kesaj medieje.
Unioni i Gazetareve Shqiptare po ndjek me vemendje te gjithe situaten e krijuar me stafet redaksionale dhe ne veçanti me gazetaret e kesaj medieje audiovizive, pas aktit te sekuestros qe shpalli SPAK, ndaj pronave te pronarit te televizionit.
UGSH do te kete diten e neserme nje qendrim rreth situates dhe pasojave qe sjell mbi punen dhe veprimtarine e gazetareve te kesaj medieje, akti juridik i SPAK si dhe mbi ecurine e metejshme te kesaj medieje informative.
Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare