Unioni i Gazetarëve Gjirokastër në bashkëpunim me Bashkinë Gjirokastër organizuan veprimtarinë :100 -vjet gazeta Kombëtare “DRITA”, gazeta e parë në gjuhën shqipe në Gjirokastër 1920-2020.
Veprimtaria u zhvillua në ish shkollën “Drita”, pranë gjimnazit “Asim Zeneli”.
Mes emocionesh u përkujtua kontributi i kësaj gazete në zhvillimet atdhetare dhe intelektuale.
Përgjatë këtij organizimi u vlerësua edhe roli i gazetarëve të Gjirokastrës në ecurinë e medias në vite. Bashkia dhe Keshilli Bashkiak i Gjirokastres vlerësoi me titullin e nderit “Mirënjohja e qytetit” gazetarët:
Sedat Braja,
Violeta Duri,
Violeta Gudha,
Engjëll Fino,
Petrit Beqiri dhe
Aleksandër Çipa.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare