Unioni i Gazetarëve Fier, Shoqata “Aleanca Sociale”, media Newsalbania.al në edicionin e dytë: Aristidh Kola, arvanitas patriot dhe publicist i shquar!
Në datat 16 dhe 17 shtator 2021 në hollin e teatrit “Bylis” ora 17.00 do të zhvillohet edicioni i dytë kushtuar jetës dhe veprës së arvanitasit të shquar Aristidh Kola. Edicioni i parë u zhvillua në maj 2019 ndërsa për shkak të pandemisë edicioni i radhës nuk u zhvillua. Do të jenë të ftuar gazetarë, historianë, politikanë, shoqëria civile dhe përfaqësues të komuniteteve fetare në Qarkun Fier. Në nderin përkujtimor të të madhit Kola do referojnë historianë të njohur si dhe personszhe të cilët kanë patur fatin ta kenë takuar dhe njohur nga afër. Nën kujdesin e organizatorëve janë marrë masa organizative të duhura me qëllim që ky aktivitet promovues të vlerava tona kombëtare të kalojë në një atmosferë të bukur! Do të jenë të ftuar personalitete të gazetarisë si Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa, Iris Luarasi, Engjëll Serjani etj. Në edicionin e dytë organizatorët do të ndajnë dhe çmimin me emrin Aristidh Kola në fushën e Historisë, Gazetarisë dhe Publicistikës. Rikujtojmë se konkursi në këto tre fusha vazhdon të jetë i hapur dhe priten materiale në adresën e Portalit Newsalbania.al ose në adresën e Unionit të Gazetarëve Qarku Fier( vladimirmuçaj@ gmail.com). Kryetar i jurisë vlerësuese për cmimin e edicionit do të jetë gazetari i mirënjohur dhe një ndër themeluesit e gazetës “Koha jonë” Besim Dybeli. Në këtë event do të jenë të ftuar të afërt të familjes Kola si dhe ministrja e Kulturës. Eventi do të zhvillohet në harkun kohor të dy ditëve( 7-8 Shtator 2021)