UGSH ndan dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta, të Presidentit Bujar Nishani
Tiranë më 28.05.2022
Ndarja papritur nga jeta, e ish Presidentit të Republikës zotit Bujar Nishani, është humbje e një miku dhe partneri të organizatës sonë. Presidenti Nishani gjatë gjithë karrierës së vet politike u karakterizua nga ndërgjegjia e politikanit qytetar dhe e përfaqësuesit institucional që dhuroi partneritet dhe bashkëpunim model.
UGSH përgjatë periudhës së mandatit presidencial në vitet 2012-2017 të zotit Nishani, ndau një bashkëpunim dhe shkëmbim partneriteti model, duke u shfaqur si mbështetës i fuqishëm i nismave për lirinë e gazetarit dhe vlerave profesionale në mediat shqiptare. Presidenti Nishani u bë pjesë e veprimtarive më të rëndësishme vjetore kombëtare të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe inkurajoi gjatë mandatit të vet, profesionistët në mediat e vendit.
U prehtë në paqe shpirti i Tij!
Ngushëllime zonjës dhe familjes së nderuar Nishani!
Zyra Informuese
UNIONI I GAZETARËVE SHQIPTARË