U qëllua me tre plumba/ Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, shoqërohet në polici një person
Një person është shoqëruar në polici për vrasjen e Çajup Selimit, mbrëmjen e djeshme në Tepelenë. Bëhet me dije se ai është qëlluar me tre plumba në hyrje të banesës së tij. Selimi ka patur konflikte të mëparshëm, për shkak të biznesit dhe tregtisë që bënte.
Ende nuk dihet identiteti i personit të shoqëruar.











