Një 50-vjeçar me inicialet G.B., është gjetur i pajetë në një kanal. Ngjarja është raportuar mëngjesin e sotëm dhe ka ndodhur në qytetin e Vlorës, në lagjen ’24 maji’. sipas njoftimit të policisë së Vlorës, 50-vjeçari vuante nga epilepsia.
Paraprakisht mësohet se i ndjeri është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur. nga verifikimet e bëra, nuk janë konstatuar shenja dhunë në trupin e tij.
Njoftimi i plotë i policisë: Më datë 14.01.2021, rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal.














