13 June, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kryesore

U rizgjodh kreu i PD në zgjedhjet me një kandidat, Berisha: Pati përpjekje për të përbaltur garën! Asnjë mesazh nga krerët e partive simotra? Edhe unë nuk i kam uruar

by News Albania
25/05/2026
in Kryesore, Lajme, Politikë
0
U rizgjodh kreu i PD në zgjedhjet me një kandidat, Berisha: Pati përpjekje për të përbaltur garën! Asnjë mesazh nga krerët e partive simotra? Edhe unë nuk i kam uruar
39
VIEWS
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët se pse nuk mori asnjë mesazh urimi për rizgjedhjen në krye të PD nga krerët e partive simotra të PD.

Berisha u përgjigj me nota humori, duke thënë se vetë ai “nuk është nga ata që çon shumë mesazhe urimi”, ndaj theksoi se në këtë aspekt ka një lloj reciprociteti.

Ndërkohë Berisha e konsideroi ditën e shtunë, kur u rizgjodh në krye të PD si “ditë të ndritshme të demokracisë”. Nga ana tjetër akuzoi kryeministrin Rama se kishte infiltruar persona të botës së krimit, për të përbaltur, siç tha ai “garën për kreun e PD”.

“Mendoj se e shtuna ishte një nga ditët më të ndritshme të demokracisë në Shqipëri, që ka mbetur vetëm në opozitë. Unë të shtunën kam një mirënjohje të pafund për të gjithë ata që iu përgjigjën, pas një propagande të pafund të mafies shtetërore, pas përpjekjes për infiltrim të eksponentëve të botës së krimit nga Edi Rama, pas përpjekjeve për të përbaltur këtë garë me të përdalë politike, të cilët pasi kanë ikur nga PD, kanë krijuar në parti të tjera…i sillte Edi Rama etj, etj. Ajo qenë ditë e historisë.

Sa i përket urimeve, kam marrë urime nga miqtë e mi, pres urime, por të jem shumë i sinqertë, unë nuk jam nga ata që çoj shumë urime, kështu që në këtë rast ka një lloj reciprociteti”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetari i News24 Osman Stafa mbi faktin se pse një numër kaq i lartë i anëtarëve të PD shkojnë në kutitë e votimit por jo në protestat e thirrura nga PD, Berisha u përgjigj:

“Po të mos ishin këta anëtarë të PD, Ballukun do ta kishe dopjo zvkryeministre. Po të mos ishin këta anëtarë të PD me qëndresën e tyre, Ramën do ta kishe yll të integrimit, narkodikatorin e Shqipërisë, korrupsioni nga vjedhje do të quhej virtyt. Ndaj njerëzisht të kërkoj t’u jesh mirënjohës atyre që janë aty. Nëse dalin 30 mijë,50 mijë apo 15 mijë për mua nuk ka dallim të madh. Ata janë gati të qëndrojnë përballë regjimit për jetë a vdekje. Ajo që është kapitale është se opozita për 2 arsye madhore, për farsën zgjedhore ka nisur serinë e pandalshme të kryengritjes paqësore, që do të vijojë deri në realizimin e qëllimeve tona. Jemi në kushte të diktaturës autoritare”.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Flet Artan Hoxha: Një nga kompanitë e inceneratorëve ka shitur aksionet në Zvicër

Gazetari Artan Hoxha publikon pamjet nga burgu i Peqinit: Qelia si hotel me 7 yje… (VIDEO)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Fier: Finalizohet operacioni policor i goduar “Stolen Gold”

13/06/2026

Ramush Haradinaj: ‘Edi Rama është burimi i shumë të këqijave që i kanë ndodhur kombit shqiptar’!

13/06/2026

Flutura Açka, kundër Ramës: ‘Shqiptarët janë populli më proamerikan, mos e devojo zërin e tyre’

13/06/2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita inspektim në Gjykatën e Posaçme

13/06/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In