Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” hodhi akuza të forta lidhur me procesin që po zhvillohet për përzgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Prençi theksoi se ishte kandidat potencial pasi edhe pse është larguar prej vitesh nga Policia, i plotësonte kriteret pasi ai nuk është shkarkuar asnjëherë.
Nga ana tjetër Prençi theksoi se vendimi për përjashtimin e tij nga gara është thjesht një vendim politik i marrë nga 3 përfaqësuesit politikë në komisionin e posaçëm.
4 kandidatë janë skualifikuar nga gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pasi nuk plotësuan kriteret për vijimin e garës. Të skualifikuar janë Sami Rasha, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha e Hajrulla Xhivini.
Ndërkohë vijon verifikimi për kandidaturat e Adriatik Tafçiut, Altin Menës, Ardian Çipës, Lutfi Minxhozit, Gentjan Shehajt, Idajet Faskajt, Ilir Prodës, Skënder Hitës, Neritan Nallbatit, Pëllumb Seferit dhe Rebani Jaupit.
Gara për drejtorin e Përgjithshëm u bë objekt debati sot në komisionin e Sigurisë ku Ministri i Brendshëm ishte i ftuar për të raportuar për situatën e sigurisë në vend. Duke zbuluar skualifikimin e 4 kandidatëve nga 15 në total që kanë aplikuar, minsitri Hoxha shtoi se brenda kësaj jave pritet të mësohet dhe emri iri.