Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorë. Së pari 38-vjeçari me iniciale G.K. është arrestuar pasi plagosi me thikë kunatin e tij, 29-vjeçarin R.D. I arrestuari pasi ka tentuar ta vrasë i ka dëmtuar dhe makinën kunatit.
Gjithashtu është arrestuar F. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me thikë A. Sh., 65 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.