Shtatë vite pa Dr. Florin, miku i ngushtë e kujton me mall. Ja postimi prekës.
Sot janë bërë shtatë vite që nga vdekja e anëtarit të grupi muzikor “West Side Family”, Dr.Flori.
Në përvjetorin e shtatë të vdekjes, artisti është kujtuar me mall nga miku i tij i ngushtë, Roland Hysi.
Ky i fundit ka ndarë një imazh në Instagram së bashku me të ndjerin dhe bashkëpunëtorin tjetër të tyre, Armir Shahinin.
“7 vite mungesë, por njëpafundësi pranie”, shkruan Hysi.
Dr. Flori ka lënë një boshllëk të madh në muzikën shqiptare e po ashtu edhe tek miqtë e kolegët.