14 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

U inagurua me urgjencë, 150 mln lekë shtesë për rrugën e Arbërit/ Berberi në ndihmë të firmës Gjoka

by News Albania
24/03/2022
in Ekonomi
0
U inagurua me urgjencë, 150 mln lekë shtesë për rrugën e Arbërit/ Berberi në ndihmë të firmës Gjoka
64
VIEWS
Share on Facebook

U inaugurua me urgjencë, 150 mln lekë shtesë për rrugën e Arbrit/ Berberi në ndihmë të firmës Gjoka

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndihmuar firmën që po ndërton rrugën e Arbërit, Tiranë-Dibër, duke përdorur edhe taksat e shqiptarëve.

E inauguruar me urgjencë, rruga ka pësuar dëmtime të mëdha, teksa funksionon vetëm pjesë-pjesë. Shpejtimi i Kryeministrit Edi Rama për të marrë vota në qarkun e Dibrës, sot po na kushton rëndë, pasi ARRSH-ja herë pas here bën tendera për të ndihmuar firmën koncesionare “Gjoka”.

Drejtori Evis Berberi ka akorduar një shumë prej 150 milionë lekësh të vjetra për të rregulluar një tombino. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, ARRSH ka hapur tenderin me objekt “rehabilitimi i tombino/tubosider në aksin rrugor Qafa e Buallit – Fillimi i rrugës së Arbërit”.

Sipas dokumenteve, fondi limit i akorduar nga ARRSH-ja është 12.499.803 lekë pa TVSH, ose me TVSH shuma shkon në plot 150 milionë lekë të vjetra. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 2 muaj, ndërsa në dokumentet shoqëruese thuhet se këto punime kanë ardhur si pasojë e kërkesave të Bashkisë Bulqizë. “Pas disa kërkesave të ardhura nga Bashkia Bulqizë në Autoritetin Rrugor Shqiptar u ngrit grupi i punës për verifikimin e situatës në vend dhe hartimin e dokumentacionit teknik për zgjidhjen e problematikës.

Pas verifikimit të gjendjes u konstatua se tombino me konstruksion tubosider e vendosur në trupin e rrugës, në segmentin rrugor Qafë Bualli – dalje lindore e Qytetit të Bulqizës (pjesë e rrugës së Arbërit) ishte jashtë pune duke krijuar një disnivel të konsiderueshëm të shtratit të kanalit me shtratin e tombinos ‘tubosider’” thuhet në këto dokumente.

Në dokumentet shoqëruese, ARRSH shkruan se pjesa e dëmtuar është në Rrugën e Arbërit. Por, a nuk u dha me koncesion ky segment?! Ndërtimin po e bën firma “Gjoka”, e cila ka fituar koncesionin 250 milionë euro. Por, duke qenë se disa pjesë janë bërë më përpara, të tjera s’kanë filluar të ndërtohen, nuk dihet saktësisht sa kilometra do të ndërtojë “Gjoka”.

Por, në dokumentet e tenderit shkruhet se “dalja jashtë pune e kësaj tombino ka ardhur si rezultat i uljeve gjeologjike të të gjithë fushëgropës së Bulqizës. Ulja e krijuar në vite ka prekur edhe rrugën në zbritje të segmentit nga Qafa e Buallit deri në nyjen në hyrje të Qytetit të Ri të Bulqizës, ku janë shfaqur çedime të trupit të rrugës”.

ARRSH sqaron se ulja e fushëgropës bën që të ulet edhe shtrati i këtij kanali, i cili nuk arrin të kalojë ujë nepërmjet tombinos me konstruksion “tubosider”. Por, nuk shpjegon nëse duhet ta ndërtojë koncesionari!

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

13/11/2025
Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

13/11/2025
Cili je ti që guxon të prekësh pasaportën e Ballukut? Berisha zbulon prapaskenat: Si u kërcënua prokurori nga Edi Rama, e qepi gojën, sepse duhej t’i hiqej vetë pasaporta

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit, Berisha: Qeveria dhe mafia janë bërë një, ndodhi në zonën më të mbrojtur të shtetit mes policisë dhe FNSH

13/11/2025
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In