Përparim Seati, 46-vjeçari i cili u godit me thikë nga fqinji i tij në Kasnicë të Patosit ka ndërruar jetë 6 orë pasi u plagos, raporton ABC News.
Policia njoftoi më herët kapjen e autorit, Alionid Sali, 31-vjeç, i cili ishte fqinj me Seatin.
Konflikti mes tij dhe 46-vjeçarit të plagosur nisi për motive të dobëta, thotë policia. Gjatë sherrit, i riu goditi me thikë 46-vjeçarin dhe më pas u largua me automjetin e tij tip “Benz”.
Përparim Seati u dërgua menjëherë në spital pasi u plagos por ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.