Policia e Tiranës ka zbardhur detaje nga ngjarja që ndodhi sot në Farkë, ku një 37-vjeçar u gjet i pajetë në banesë.
Sipas policisë, viktima është shtetas E.L. i cili dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri.
“Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.