Sokol Shyrte është i riu që u gjet pa jetë në bregun Zvërnecit në Vlorë një ditë më parë. Grupi hetimor ka arritur që të zbardhë identitetin e të riut, i cili kishte një tatuazh me kafkë në gishtin tregues.
22-vjeçari nga Fieri, rezulton të jetë rrahur e më pas të jetë hedhur në ujë, pasi nga kqyrja paraprake e trupit janë vënë re hematoma në kokë dhe trup. Shenja këto që ngrenë dyshimet se i riu është vrarë.
Dora e të mbyturit
Newsalbania.al ka sjellë pamje nga plazhi i Zvërnecit ku u gjet trupi i të riut të pajetë dhe foto nga dora e tij, ku ka dhe tatuazhet që e identifikuan.