Protestës kundër vaksinimit të detyrueshëm në sheshin Nënë Tereza i është bashkuar sot edhe pastori Nik, i cili u ka bërë thirrje prindërve që të mbrojnë veçanërisht fëmijët e tyre.
Gjatë një fjale të mbajtur përpara protestuesve, pastori anglez që jeton prej disa vitesh në Shqipëri, solli rastin e një vajze e cila kishte qenë pjesë e fazës eksperimentale të aplikimit të vaksinave, dhe kishte pasur efekte anësore të dëmshme.
Thirja e Nik i drejtohej kryesisht prindërve shqiptarë që sipas tij duhet të jenë të vëmendshëm dhe të mos flenë gjumë përpara detyrimit që iu bëhet fëmijëve të tyre për tu vaksinuar.
“Përshëndetje, unë kam një lajm të rëndësishëm, e ardhmja e kombit tonë është në rrezik, veçanërisht e fëmijëve e të rinjve. Vaksinat nuk mbrojnë nga Covid, Izraeli që është vendi që ka bërë më shumë vaksina në botë, ka një numër të madh të personave të infektuar. Dy universitete serioze në Australi kanë bërë studime dhe kanë nxjerrë se imuniteti ynë natyral është 13 herë më efikas sesa vaksina. Vaksina nuk mbron nga vdekja, në kombin tim, njerëzit që kanë vdekur nga Shkurti dhe në vijim 75% e tyre kanë qenë të vaksinuar.
Një vajzë 12-vjeçare në Amerikë ka qenë pjesë e provave të Pfzier, dhe plot me jetë, pas vaksinës Mali ka pasur një reagim jo të mirë, shikojeni vetë, është sakate, me oksigjen. Provat me të rinjtë kanë treguar se kanë pasur reagime jo të mira. Vaksinat me detyrim janë kundër të drejtave të njeriut. Unë kam një pyetje, çfarë do të bëni, nëse ju si prind nuk mbroni fëmijët tuaj, kush do ti mbrojë ata. Ju jeni shumë meraklinj për fëmijët tuaj, pse kujdeseni kaq shumë kur ata janë me temperaturë, kur vaksina është shumë herë më e rrezikshme.
Ka ardhur koha që prindërit shqiptarë të zgjohen nga gjumi, të ndërgjegjësohen për rrezikun e vaksinës. Nëse ne qëndrojmë bashkë do të jemi të pathyeshëm, prindër duhet të themi bashkë me një zemër dhe mendje: Zoti Edi Rama ne ju nderojmë, por fëmijët tanë nuk janë në shitje, nuk janë në altar për eksperimentem, fëmijët nuk duhet të detyrohen kurrën e kurrës që të vaksinohen me detyrim”, tha Nik.