Klan mashtroi shqiptarët?! Shet kampionatin spanjoll tek Digitalb
E drejta televizive për kampionatet elitare të futbollit europian, është shndërruar në një çështje tepër delikate ditët e fundit.
CNA.al mësoi pak ditë më parë nga burime të besueshme pranë TV Klan, se fillimisht u pretendua nga këta të fundit, se kishin blerë të drejtën e transmetimit të La Ligës spanjolle një vit më parë.
Ky kampionat do të jepej falas për shqiptarët, në një kanal të ngritur rishtas që do të emërtoj, Klan Sport, i cili doli dhe me sinjal në platformën e Klan, por ditën e sotme ka patur zhvillime surprizë.
CNA.al ka arritur të zbulojë se palët janë duke zhvilluar negociatat e fundit, me shpresën se Supersport, mund të mbajë kampionatin spanjoll si “ngushëllim”, pasi humbi të drejtën e transmetimit të Serie A. Digtalb do të kërkojë ta blejë me çdo kusht La Ligën.
Paraja hedh ujin përpjetë dhe Aleksandë Frangaj dorëzohet pëballe Vjollca Hoxhës.
Ende s’ka njoftim përfundimtar nga Digitalb, teksa po diskutohen detajet finale mes paleve, ku pritet të merret edhe vendimi zyrtar.
Natyrshëm lind pyetja, kush i mashtroi shqiptarët, TV Klan që na tha se do e jepfe falas apo Digitalb që heshti kaq muan pë të drejtën e La Liga që e ka fituar dikusb tjetër për Shqipërine dhe po ja jep kësaj kompanie?!