Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetët e rinj të PD kanë lënë selinë e PD për t’ju drejtuar Kuvendit.
Përpara i prisnin dhjetëra mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha të cilët protestuan kundër vendimit për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.
“Turp, turp. Burracak, hajdut. Nuk jeni burra. Poshtë diktatura. Maskara. Poshtë Lulzim Basha! Rroftë Sali Berisha! Shqiptar është Sali Ramë Berisha!” ishin disa nga rritjet e lëshuara në kor prej tyre.