Gjatë një takimi me mbretin Abdullah të Jordanisë, Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë për zhvendosjen e disa qytetarëve palestinezë nga Rripi i Gazës në Shqipëri.
Kur u pyet nga gazetarët nëse po shqyrton mundësi të tjera për dërgimin e palestinezëve përveç Egjiptit, si Shqipëria apo Indonezia, Trump u përgjigj se shumë shtete janë të gatshme të ndihmojnë dhe të përfshihen në këtë proces, duke përmendur Shqipërinë si një mundësi.
Ai theksoi gjithashtu se plani i tij për të marrë kontrollin e Gazës dhe për të krijuar mundësi punësimi për banorët e Lindjes së Mesme do të kontribuonte në sjelljen e paqes në rajon.
Nga ana tjetër, mbreti Abdullah ka nënvizuar se disa shtete evropiane janë gjithashtu të gatshme të kontribuojnë në këtë operacion.