Përfundon procesi i riorganizimit të LDG Dega #Tropojë. Me shumicën e votave, Kryetare zgjidhet znj. Feride Rrahmanaj.
Feridja ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
Feridja ka punuar për 12 vjet pranë SH.A Ujësjellës Tropoje. Më tej për 8 vite pranë Qarkut Kukës. Ka mbajtur postin e zëvendës kryetares së Bashkisë Tropojë pës 4 vite. Momentalisht punon si inxhiniere ndërtimi pranë një kompanie private.
Anëtare e Partisë Demokratike, që nga viti 1995. Anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë që nga viti 1995. Anëtare e kryesisë së PD Tropojë që në vitin 2998. Aktiviste në cdo fushatë si në zgjedhje lokale apo qendrore.
Duke falenderuar znj. Mirjeta Gjongeci për kontributin në drejtimin e LDG Tropojë, I urojmë suksese znj. Feride Rrahmanaj!














