Troç nga Klodian Tomorri
Shumica e frakexhinjve dhe zonjave te veshura me Diane Von Furnsteberg apo Manolo Blahnik ne kete paraden e djeshme te modes kane punuar gjithe jeten e tyre rrogetare shteti. Ose edhe atehere kur kane punuar ne sektorin privat, me shume se krijimi i ndonje vlere te shtuar per shoqerine, kane bere para duke shfrytezuar aksesin dhe lidhjet ne sektorin publik.
Ne fakt, nuk ka asgje te keqe te besh nga keto festat vanitoze. Por zakonisht keto ne bote i bejne aktoret e Hollywoodit, kengetaret, njerezit e modes. Ketu tek ne i bejne zyrtaret e shtetit.
Ironikisht ne diten kur qeveria shtrengoi buxhetin per krizen energjetike, kur kryeministri deklaroi se nuk kemi takat ta bejme rrogen e fukarenjve 500 euro pasi do vdisnim per buke dhe kur familjet po e paguajne cmimin e bukes, por jo vetem, 30 per qind me shtrenjte. Kontrasti mes pasdites se kryeministrit hallemadh dhe vanitetit te kastes drejtuese te shtetit ne mbremje nuk mund te ishte me verbues.
Me sa duket ketyre nuk u ben pershtypje. Uroj qe t’i kete bere pershtypje ambasadorit britanik si organizator i galase dhe madje te kete vene mend per here tjeter se dje ia vodhi skenen ai, i perhershmi.