Gigi Hadid sapo solli pamjen më të fundit të saj, e cila me siguri do të kthehet në trendin e dhjetorit. Modelja publikoi një ‘Instagram’ një ‘selfie’ ku dukej se kishte vendosur të ndryshonte ‘look’ dhe të priste baluke.
“Borë e re, prerje e re”, shkroi Hadid krah fotos ku dukej aq rehat e pozicionuar në divanin e shtëpisë duke kapur këtë moment.
Me siguri pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, Gigi ka pasur nevojë për një ndryshim , ndaj dhe vendosi ta ndajë këtë moment edhe me ndjekësit e saj.
Vetëm pak ditë më parë ajo u fotografua me Bella Hadid në New York së bashku me vogëlushen në karrocë, moment ky që mori vëmendjen maksimale të të gjithëve.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka