Tragjedia në spitalin covid, 3 ditë zie në Tetovë, Teuta Arifi: Fatkeqësia më e madhe për qytetin. Ndihmë financiare për familjet e prekura.
Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi teksa e nisi komunikatën e saj zyrtare me një ngushëllim për viktimat e tragjedisë së mbrëmshme ku në një spital covid-i u përfshi nga zjarri, ka shpallur 3 ditë zie për këtë qytet.
Zyrtarja pohoi se komuna do të ofrojë ndihmë për të gjitha familjet e prekura.
“I shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj gjithë familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë fatkeqësi. Është fatkeqësia më e madhe që ka prekur qytetin tonë. Dëshirojë të ngushëllojë qyutetarët e Tetovës, pasi të gjithë ata janë vëllezërit dhe motrat tanë. Ashtu siç edhe u informuat më parë, Këshilli Komunal i Tetovës mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, ku u shpallën 3 ditë zie. Nga fondi emergjent i bashkisë do të ndihmohen familjet e prekura. Informacionet do të ndahen të verifikuara. Jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritet.”, tha ajo.
Deri me tani jane konfirmyar 14 viktima.