Aktivistët shoqërohen në mënyrë të dhunshme
Aktivistë të shoqërisë civile janë shoqëruar në mënyrë të dhunshme ne polici në përfundim të konferencës për shtyp ku kërkonin transparencë nga qeveria shqiptare për paktin detar me Greqinë dhe zgjerimin e shtetit helen me 12 mije ne ujërat e detit Jon.
Mes të shoqëruarve janë ambientalisti i njohur, Sazan Guri, dhe studenti Klajdi Bello. Situata e tensionuar ka vijuar për disa minuta, teksa të shoqëruarit janë dërguar tek komisariatin numër dy ne kryeqytet. Mes të shoqëruarve ka edhe aktivistë nga Kosova dhe trevat shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Konferenca për shtyp për çështjen e paktit detar ishte e paralajmëruar prej ditësh.














