Detaje të reja janë zbuluar nga tragjedia në Prizren, ku u gjetën të vdekur në shtëpi babë e bijë.
Ngjarja u regjistrua në rrugën “Durmish Asllani”, ndërsa sipas dyshimeve të para, babai fillimisht ka vrarë vajzën e më pas veten.
Ndërkohë, është zbuluar se në momentin kur ka ndodhur rasti, në shtëpi ka qenë edhe vëllai i vajzës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Vëllai i viktimës ka qenë në vend të ngjarjes. Dëshmitarët përreth, fqinjët, kanë lajmëruar për ngjarjen. Jemi duke punuar që të zbardhet ky rast. Ata kanë qenë në shtëpi dhe mund të intervistohen si dëshmitarë”, ka thënë Osmanollaj.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pak minuta para se polici do të nisej për në vendin e tij të punës, aty ku po punonte si doganier.