Menjëherë pas incidentit, shërbimet e emergjencës, përfshirë zjarrfikësit dhe ambulancat, kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Familjarët e të prekurve janë të brengosur dhe po kërkojnë informacion për të dashurit e tyre, shumë prej të cilëve janë ende të humbur. Situata është dramatike, pasi disa persona nuk po përgjigjen në telefonat e tyre dhe janë dërguar në spitalet e ndryshme, duke e lënë të pasigurt fatin e tyre.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov, ka konfirmuar se është në vendngjarje dhe po koordinon veprimet me autoritetet e tjera për të zbardhur shkaqet dhe për të ndihmuar viktimat.