Zbardhen të tjera dëshmi dhe fakte rrëqethëse për tragjedinë e “Titan”. Mes viktimave është edhe një 19-vjeçar. Ai nuk donte të shkonte, as nuk donte të shihte rrënojat e Titanikut.
Por me sa duket nga dashuria për të atin, Suleman Dawood u fut në nëndetësen e vogël që supozohej t’i çonte të dy në fund të Atlantikut. Kjo është dëshmia e tezes së tij në një intervistë për “NBC News”.