E rëndë në Itali, gruaja rrëzohet nga balona shëtitëse, ndërron jetë në vend.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Siena.
Një grua ka rënë nga balona që kishte marrë me qira dhe si pasojë ka vdekur. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në terren, kanë mbërritur dhjetëra efektivë për të zbardhur të gjithë të vërtetën.
Viktima është identifikuar si një 40-vjeçare, kurse nuk dihen ende arsyet që dërguan në rrëzimin e balonës dhe shënimit të kësaj ngjarjeje të trishtë.