Një 23-vjeçar ndërroi jetë tragjikisht sot në Tiranë. Ai ishte duke shpërndarë pica me motor kur u përplas nga një makinë. Goditja ishte fatale. Vdiq në vend.
“Rreth orës 15:05 në Vaqarr automjeti tip “Audi’ me drejtues shtetasin A. Sh. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T. 23 vjeç.
Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje” njofton policia e Tiranës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.