Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës.
Bëhet me dje se 23-vjeçarja ka ndërruar jetë pas një operacioni që kishte bërë pasi ishte diagnostifikuar me infeksion në bark.
Mësohet se pas operacionit e reja ka kaluar në gjendje shoku, ku për pasojë ka ndërruar jetë. Edhe pse mjekët kanë ndërhyrë menjëherë duket se e kanë pasur të pamundur për ta rikthyer në jetë.
Nuk dihet ende se çfarë kompikacionesh ka pasur 23-vjeçarja që I ka shkaktuar vdekjen.