Një 35-vjeçar humbi tragjikisht jetën ditën e sotme në Krujë, si pasojë e një aksidenti në punë. 35-vjeçari me iniciale T. L, dyshohet se u godit aksidentalisht nga një tranxhë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.