Tragjike në Itali/ 11-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi u përplas nga furgoni, një 22-vjeçar ndërroi jetë pas aksidentit me motor (EMRAT)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, në Reschigliano, ku si pasojë një 11-vjeçare shqiptare, ka humbur jetën. Emanuela Brahja ndërroi jetë në spitalin e Padovas, e cila ishte shtruar që prej mbremjes së hënë, ku edhe u përfshi në aksident.
Ajo po kthehej në shtëpi me biçikletë, ndërsa u përplas nga një furgon tip Mercedes i drejtuar nga një 36-vjeçar.
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Terni të Italisë, ku një 22-vjeçar shqiptar humbi jetën gjatë një aksidenti tragjik. Riçardo Kahuqi po udhëtonte bashkë me të dashurën e tij, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion në spitalin Santa Maria.
Dy të rinjtë po udhëtonin me motor, kur 22-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një kamion mbrëmjen e së martës.