Miliarderi Cyrus Mistry, ish-kryetar i Tata-s, ka humbur jetën ditën e sotme në një aksident rrugor teksa isht duke udhëtuar për në Mumbai.
Sipas mendiave të huaja mësohet se si pasojë e aksidentit humbi jetën një tjetër person si dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.
Aksidenti ndodhi në Palghar, që ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Mumbait, të dielën pasdite. Mistry po udhëtonte për në Mumbai nga Gujarat me tre të tjerë
Një zyrtar i lartë i policisë së Mumbait tha se makina në të cilën po udhëtonte Mistry ishte përplasur në një ndarës dhe se ai kishte vdekur në vendin e aksidentit.
Disa politikanë dhe industrialistë të shquar shkruajtën ngushëllimet e tyre në Tëitter pasi u raportua lajmi për vdekjen e Mistry. Kryeministri Narendra Modi e quajti vdekjen e Mistry të parakohshme dhe tronditëse.
Mistry, i cili ishte 54 vjeç, u rrëzua si kryetar i Tata-s në vitin 2016, pas kritikave për performancën e tij.
Ai u zëvendësua nga Ratan Tata, njeriu që Mistry e kishte zëvendësuar vetë vetëm katër vjet më parë.
Kompania operon në më shumë se 100 vende, duke ofruar produkte si kripë, çelik dhe softuer dhe kishte të ardhura prej 130 miliardë dollarësh vitin e kaluar.