Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku një automjet i fundos në rezervuarin e Çekrezës.
Policia ka njoftuar se brenda automjetit gjendeshin dy të rinj, Erion Muçaj 22 vjeç dhe Dorina Gjinaj 20 vjeç, të cilët janë nxjerrë pajetë nga mjeti. Dyshimet e para sipas informacioneve janë se ngjarja është aksident. Ndërkohë, nuk dihet se si ka ndodhur ky aksident, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ishte roja e rezervuarit që pikasi automjetin në ujë, ndërsa lajmëroi autoritetet.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:
Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.