Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Moschopotamos të Selanikut.
Një 48-vjeçare shqiptare gjeti vdekjen në një aksident.
Ngjarja ndodhi teksa një mjet bujqësor i drejtuar nga një 29-vjeçar u përmbys, dhe për rrjedhojë ka gjetur vdekjen nëna e tij.
Po ashtu e plagosur ka mbetur një 31-vjeçare, e cila po hipte në mjet.
Sipas medias greke, viktima dhe i biri prej vitesh jetonin në këtë zonë.