Vdes një tjetër shqiptar në Itali. Mirjan Cangoja 39 vjeç, banues në Palazzolo është viktima.
Aksidenti me motor ka ndodhur në zonën e Breshias në mesnatë.
Cangoja humbi kontrollin e motorit, u përplas me një parmak në krah të rrugës dhe vdiq në vend.
Disa shoferë kalimtarë dhanë alarmin. Ambulanca shkoi, por i riu shqiptar kishte vdekur.