Tragjike, 13 të vdekur nga shembja e një mbikalimi të metrosë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një urë u shemb në një linjë metroje.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 13 persona kanë humbur jetën nga ky aksident, ndërsa dhjetra të tjerë janë plagosur.
Në momentin që metro ka kaluar në një mbikalim, është shembur ura duke bërë që metroja të bjerë poshte mbi makina që kalonin aty.
Në lidhje me ngjarjen Ministri i Jashtëm u shpreh se kjo ishte një “tragjedi e tmerrshme”.











