Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e r[ndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Greqi ku mbetën të vdekur 5 shqiptarë.
Sipas mediave greke viktimat janë të moshave të reja dhe bëhet me dije se ata kishin shkuar në Greqi si punëtorë sezonal fermat e zonës.
Gjithashtu një detaj tjetër sipas mediave aksidenti ka ndodhur teksa të rinjtë po ktheheshin nga puna.
Mjeti me të cilin viktimat po udhëtonin ishte me targa shqiptare (AA989MU) ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave.
Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme, teksa makina me të cilën shtetasit shqiptarë po udhëtonin është përplasur me një kamion.
Mësohet se automjeti ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të paqarta dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.
Ndërkohë drejtuesi i kamionit është dërguar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.
Për nxjerrjen e trupave të pajetë nga makina është dashur ndihma e zjarrfikësve.