Ish-Myftiu i Tiranës Ylli Gurrai ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se ngjarja e rëndë në Kombinat të Tiranës, ku nëna dhe vajza e saj vdiq, ndërsa vajza tjetër është në gjendje të rëndë në spital, nuk ka asnjë lidhje me krishtërimin e as me islamin.
Gurra tha se asnjë fe nuk e predikon ringjalljen.
“Kjo ishte një ngjarje e kobshme për pjesën qytetare dhe fetare në Shqipëri. As në krishtërim dhe as në islam nuk ka asnjë shkronjë, e cila nxit ose që t’ju kërkojë besimtarëve që të vetëflijohen. Përkundrazi, religjioni është kthjellësi dhe zgjedhje e lirë në raport me Zotin tënd, Zotin e gjithësisë. Të gjitha fetë predikojnë se parajsën ta bëjmë këtu dhe kudo. Është makabritet edhe fakti që ka mbajtur disa muaj në banesë. Është thjesht ngjarje e rëndë dhe pa lidhje me fenë. As Bibla dhe as Kurani nuk predikojnë vetëflijimin”, tha Gurra.
Ylli Gurra theksoi se devijimi i Kuranit dhe Biblës dërgon në ide të rrezikshme.













