11 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Tragjedia në lojën e 4-t/ U mat t’i fliste por ra në gjunjë nga plumbi, si u vra Bicerri nga djali i tij 7-vjeçar, i vogli u shokua dhe mbante veshët mbyllur, shoku i efektivit hoqi me urgjencë karikatorin nga ‘Glock’-u, por…ishte vonë

by News Albania
22/12/2020
in Uncategorized
0
45
VIEWS
Share on Facebook

 Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin të dielën që lamë pas, ku efektivi i FNSH-së, Roland Bicerri, mbeti i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik.

Por çfarë ndodhi ditën e tragjedisë?

Top Channel mëson se Roland Bicerri së bashku me djalin e tij të mitur D. Bicerri kishin takuar në kafe shokun e tij Klajdi.B, i cili ishte ulur së bashku me babanë dhe vëllanë e tij. Pasi kanë konsumuar kafen, Klajdi.B ka dashur të largohet, por Roland Bicerri ka këmbëngulur që të luajnë bilardo së bashku. Ata kanë shkuar tek bilardo dhe Roland Bicerri ka nisur lojën e bilardos me shokun e Klajdi.B, Freard.R.

Sipas dokumentit të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, pasi kanë bërë disa lojë, diku nga loja e katërt ka ndodhur edhe tragjedia. Rolandi më parë kishte hequr armën e tij dhe e kishte lënë në një karrige pranë bilardos, pasi e pengonte në lojë. Klajdi.B tregon se ishte ngritur në momentin që ndodhi ngjarja dhe po shikonte lojën. Në një moment Roland Bicerri ka parë djalin e tij 7-vjeç që kishte kapur armën dhe ia kishte drejtuar. Ai është kthyer menjëherë, por sapo ka tentuar që të flasë, fëmija ka shkrepur armën duke e qëlluar në brinjë. Më pas ai ka rënë në gjunjë.

Shoku i viktimës, Klajdi.B ka nxituar për t’i marrë armën fëmijës dhe pasi i ka hequr karikatorin, e ka lënë atë po në karrigen ku fillimisht ishte lënë nga efektivi i FNSH, Roland Bicerri. Sipas dëshmive, djali i mitur ishte shokuar dhe gjatë gjithë kohës mbante veshët e zënë me gishtat e dorës. Fëmija është nxjerrë jashtë nga personat e pranishëm në vendngjarje.

Ndërkohë sipas grupit hetimor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30  në rrugën “Shyqyri Brari”, ku Roland Bicerri është vrarë me pistoletë Glock nga djali i tij. Sipas tyre në pistoletë janë gjetur edhe 6 fishekë, ndërsa në poshtë një tavoline është gjetur edhe predha e plumbit që i mori jetën efektivit të FNSH. Viktima, plumbin që i kushtoi jetën e ka marrë në hapësirën 7-8 tek ndërbrinjët në anën e majtë.

Marrë nga Top-Channel

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania