Pas disa orësh kërkim palombarët kanë bërë të mundur gjetjen e 4 trupave të pajetë në liqenin e Banjës.
Në fillim u gjet 46-vjeçari dhe më pas 2 djemtë e tij dhe kushëriri 20-vjeçar.
Arben Zogu u mbyt ne liqen me dy djemtë e tij dhe nipin 20-vjeçar. Ata ishin futur për t’u larë por nuk dolëm më.
Policia ka njoftuar se rreth orës 19:00 ka marrë një telefonatë se 4 persona dyshohet të jenë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës pasi janë futur për tu larë dhe nuk kan dalë më.
4 personat e mbytur janë 46-vjeçari, Arben Zogu dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu.
Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu.