Mbrëmjen e sotme policia ka njoftuar se rreth orës 19:00 ka marrë një telefonatë se 4 persona dyshohet të jenë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.
Dyshohet se 46-vejçari me inicialet A.Z, së bashku me 19-vjeçarin me inicialet R.Z. dhe 24-veçarin me inicialet E.Z. janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.
Së bashku me babin dhe 2 fëmijët ndodhej edhe kushëriri i tyre 20-vjeçar me inicialet M.Z.
Gjithashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.
Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.