Një tragjedi që ishte planifikuar në detaje përfundoi me dy viktima ditën e djeshme në Itali, ku një 55-vjeçar shqiptar ekzekutoi gruan e tij dhe më pas u vetëvra.
Sipas mediave italiane, viktimat janë Shkëlqim Bedeli dhe Shegushe Paeshti, të dy shqiptarë që jetonin prej 20 vitesh në Cazzago San Martino, në fshatin La Collina të Italisë.
Ngjarja makabre u zbulua nga policia pasi fëmijët e çiftit të cilët ishin larguar me pushime u alarmuan pasi nuk po arrinin të kontaktonin prindërit e tyre. Sipas një hetimi paraprak duket se Bedeli kishte planifikuar gjithçka, pasi në tavolinën e sallonit të shtëpisë u gjetën dy letra, një për policinë dhe një për fëmijët.
Karabinierët e kompanisë së Gardone Valtrompia ndërhynë me zjarrfikësen e komandës provinciale, rreth orës 10 të mëngjesit të së enjtes ku Bedeli u gjet i varur te parmaku i shkallëve, ndërsa gruaja ishte shtrirë mbi to, e lidhur te kangjellat. Dyshohet se autori fillimisht e ka mbytur gruan e tij dhe më pas e lidhi atë me kangjella, dhe menjëherë më pas ai u var, duke e lënë veten të rrëzohej nga ballkoni, duke i lidhur duart në një farë mënyre, që ai të mos mund të çlirohej më, madje as pa dashje, nga instinkti.